Aston Martoin ka prodhuar motorin e parë në historinë e vet, një mjet i teknologjisë së fundit që gjatë testimeve ka arritur një shpejtësi rreth 300 km/h.
Motori model AMB 001 kreu xhiro testuese në Francë. Aston Martin ka njoftuar se do të prodhojë vetëm 100 copë, me një çmim fillestar prej rreth 98 mijë paundësh në Britani dhe 108 mijë euro në Europë.
Motorët do të ndërtohet në fabrikën e Brough Superior në Tuluzë, një kompani me të cilën Aston Martin po bashkëpunon. Motori ka 180 kuaj fuqi, me një motor turbo. Aston Martin premton që ngarja e tij do të ofrojë një performancë të jashtëzakonshme për pilotin, përveç se komfort dhe luks. (A2 Televizion)