Superkompjuteri më i fuqishëm në botë

Nga A2 CNN
23 Qershor 2020, 14:53 | Teknologji
Superkompjuteri më i fuqishëm në botë

Një superkompjuter japonez ka zënë vendin e parë si kompjuteri më i fuqishëm në botë, sipas standardeve të vlerësimit të përbashkëta amerikano-europiane. “Fugaku”, i ndërtuar nga kompanitë “Riken” dhe “Fujitsu Ltd”, në Kobe, Japoni, doli i parë në listën e 500 kompjuterëve më të mirë në botë. Kjo ishte hera e parë që një superkompjuter japonez arrinte vendin e parë në renditje prej vitit 2011.

Kriteret e vlerësimit matin shpejtësinë e procesimit dhe performancën e përdorimit të inteligjencës artificiale. “Fugaku” mund të realizojë 415 000 trilionë veprime në sekondë, duke u bërë kështu 2,8 herë më i shpejtë se superkompjuteri i ndërtuar nga IBM që mbante vendin e parë para tij.

Kjo teknologji e fjalës së fundit do të kontribuojë për të zgjidhur probleme te vështira të shoqërisë sonë, si pandemia e koronavirusit, tha Satoshi Matsuoka, drejtori i Qendrës Riken për Shkencat Kompjuterike. Në fakt, ku superkompjuter është vënë tashmë në punë për kërkime mbi Covid-19, për diagnostikimin, terapitë dhe simulimet e përhapjes së koronavirusit.

Qeveritë i përdorin gjithashtu superkompjuterët për të simuluar shpërthime bërthamore dhe testime mbi përdorimin e armatimeve virtuale. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos