
Një 46 vjeçare ka humbur jetën në Kuçovë, si pasojë e një aksidentit rrugor pranë fshatit Goraj.
Sipas të dhënave paraprake, ngjarja ka ndodhur pasi motori që drejtonte shtetasi L.P., 20 doli nga rruga dhe u përplas me bordurat e rrugës.
Përplasja ka qenë tepër e fortë dhe i shkaktoi plagë të rënda shtetases M.P. e cila nuk mundi të mbijetonte.
Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit. (A2 Televizion)