Vrau vëllain dhe kunatën, Arsen Muskurti në gjykatë: Kam bërë 7 kallëzime për ta. Armën e kisha me leje

Nga A2 CNN
1 Shtator 2022, 10:13 | Kronikë

Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë "arrest në burg" për Arsen Muskurtin, i cili akuzohet për vrasjen e vëllait dhe kunatës. Ngjarja që tronditi opinionin publik ndodhi pasditen e së martës në Tiranë, brenda një agjencie imobiliare në zonën e “Myslym Shyrit”. Arsen Muskurti u largua menjëherë nga vendngjarja dhe u arrestua pas dy orësh.

Përmes avokatit, ai ka pretenduar se ka bërë shtatë kallëzime për vëllain dhe kunatën.

“Armën e kam pasur me leje. Kallëzimin e fundit e kam bërë ditën e vrasjes”, ka deklaruar Muskurti.

https://a2news.com/2022/08/31/vellavrasja-ne-tirane-viktima-kerkoi-urdher-mbrojtje-ishin-ne-gjyq-per-173-milione-leke/

Avokati kërkoi 30 ditë kohë për të bërë një akt për gjendjen psikike, duke theksuar se klienti përdorte ilaçe.

Prej më shumë se 1 viti, vëllezërit Muskurti ishin në një përballje gjyqësore për një shumë të konsiderueshme financiare në lidhje me pronësinë e një agjencie turistike, të krijuar bashkë vite më parë. Në këtë proces civil, viktima Dritan Muskurti në rolin e paditësit, kërkonte nga vëllai i tij Arsen, kthimin e një shume prej më shumë se 17 milionë lekësh të rinj. “Detyrimi i të paditurit t’i kthejë paditësit shumën prej 17.3 milionë lekë, si dhe interesi mbi këtë shumë nga data 01.10.2018, deri në ekzekutimin e detyrimit”, thuhej në objektin e padisë. Ky proces kishte nisur në janar të vitit të kaluar në Gjykatën e Tiranës, ndërsa seanca e radhës ishte caktuar më 27 shtator. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/30/brenda-20-sekondave-ekzekuton-vellane-dhe-kunaten-publikohet-video/

A2 CNN Livestream

Latest Videos