Mourinho afron Tottenhamin në zonën Champions, 18-vjeçari “shpëton” Manchester Utd

Nga A2 CNN
15 Dhjetor 2019, 17:52 | Futboll

Bëhet gjithmonë  e më e fortë beteja në Premier për...një vend në Champions League, vitin e ardhshëm. Tashmë Liverpool është shkëputur 10 pikë nga “surpriza” Leicester, por mbrapa të tjerat ndalojnë shpesh herë duke “pritur” edhe ekipe që dukeshin në krizë.

Është fjala për Tottenham, që me drejtimin e Jose Mourinho po rikthehet lart në klasifikim. Fitorja e sotme në transfertën e vështirë ndaj Wolverhampton është sinjal i mirë.

Goli i talentit Mason Greenwood

Një gol spektakolar i brazilianit Lucas në fillim të ndeshjes dhe një në sekondat e fundit të belgut Vertonghen i dhurojnë londinezëve vendin e 5-tënëklasifikim, një vend sipër Manchester United që frenon ndaj Evertonit.

“Djajtë e Kuq”, kalojnë në dizavantazh me një autogol të suedezit Lindelof, dhe arrin barazimin me një “magji” të talentit 18-vjeçar Mason Greenwood, në të 77-ën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos