Mourinho kritikon ashpër Francën

Nga A2 CNN
29 Qershor 2021, 19:34 | Futboll
Mourinho kritikon ashpër Francën

Jose Mourinho, i cili po punon si komentator i Evropianit në pritje për të nisur punën si trajner i Romës, kritikoi ashpër Francën pas eliminimit surprizë nga “Euro 2020”.

“Është një dështim, por duhet njohur merita e Zvicrës dhe puna e shkëlqyer e trajnerit Petkovic. Nga ana tjetër, duhet thënë edhe se kur ndeshja ka mundësi që të shkojë në shtesë, nuk duhet të festosh shumë. Pas ndeshjes mund të festosh sa të duash, por gjatë ndeshjes, jo”, tha Mourinho duke kritikuar sjelljen e francezëve kur ishin në avantazh 3-1.

Nga kritikat nuk shpëtoi as trajneri francez, Didier Deschamps.

“Kur ke ndeshjen 3-2, nuk mund të heqësh dikë si Griezmann. Besoj se kur ndeshja shkoi në shtesë, Deschamps u pendua shumë për vendimin e tij”, tha Mourinho. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos