
Roma e trajnerit portugez Jose Mourinho e ka harruar shijen e fitores në kampionatin italian tashmë prej 3 javësh.
Verdhekuqtë nga kryeqyteti nuk shkuan më shumë se një barazim 2-2 në javën e 26 të Serie A përballë Veronës.
Miqtë kaluan shumë shpejt në avantazh në minutën 5 të takimit me Barak dhe në të 20-ën dyfishuan dhe rezultatin me Tamezen.
I detyruar dhe nga mungesat e shumta për shkak dëmtimi dhe të koronavirusit, Mourinho zgjodhi të hedhë në fushën e lojës në pjesën e dytë dy lojtarë të akademisë që rezultuan deçizivë.
18-vjeçari Volpato shënoi i pari për vendasit dhe më pas 19-vjeçari Bove, për të bërë që Roma të dilte me një pikë nga ky takim.
Trajneri Mourinho shfaqi pakënaqësi ndaj arbitrimit dhe për këtë arsye, falë protestave të shumta, kryesori Paireto e dërgoi në dhomat e zhveshjes para fërshëllimës finale. (A2 Televizion)