Pas incidentit me armë në degën e Kurbinit, PD përjashton 2 kandidatë nga primaret

Nga A2 CNN
3 Dhjetor 2022, 14:06 | Politikë
Pas incidentit me armë në degën e Kurbinit, PD përjashton 2

Partia Demokratike vendosi të përjashtojë dy kandidatë, Alfred Dajçin dhe Edmond Shkozën, nga primaret për zgjedhjen e kandidatit të opozitës për zgjedhjet vendore të vitit të ardhshëm në Laç.

Vendimi erdhi pas incidentit me armë të ndodhur të hënën në degën e PD, gjatë një mbledhjeje, ku pas një sherri, janë përdorur edhe armët e zjarrit.

PD i rekomandoi gjithashtu degës së saj në Kurbin që të përjashtojë nga çdo funksion partiak 53-vjeçarin Vani Rica, i cili akuzohet se gjatë një konflikti me nënkryetarin e degës Kastriot Marku, ka qëlluar me armë zjarri në korridorin e degës,  dhe më pas është larguar në drejtimin të paditur. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/11/28/perplasje-dhe-te-shtena-arme-ne-degen-e-pd-ne-kurbin-kerkohet-nje-53-vjecar/

A2 CNN Livestream

Latest Videos