
Gjatë gjithë javës procesi i vaksinave ka ecur me ritme të ngadalta. Qytetarët janë vënë për të disatën herë në radhë për kryerjen e dozës së dytë të vaksinës antikovid. Mungesa e dozave të mjaftueshme reflektohet në numrin e pakët të të moshuarve që qëndrojnë në karriget pritëse. Të lodhur e të revoltuar qytetarët thonë se një situatë e tillë është e papranueshme.
Ka edhe të moshuar që sapo kanë mbushur 30 ditë nga doza e parë. Nga stafi mjekësor nuk kanë marr asnjë përgjigje teksa punonjësit e policisë u komunikojnë se duhet të vijnë të nesërmen.
Javën e fundit në Shqipëri ka një ulje prej 25% të vaksinimeve në vendin tonë. Dozat e para u injektuan përgjatë muajit prill, teksa autoritetet presin furnizimin e radhës për të vaksinuar fillimisht qytetarët me një dozë, e më pas për t’u shtrirë sipas planit kombëtar. (A2 Televizion)