Mungoi kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk voton ligjin për pagën minimale

Nga A2 CNN
6 Qershor 2022, 18:46 | Kosova
Mungoi kuorumi, Kuvendi i Kosovës nuk voton ligjin për pagën

Kuvendi i Kosovës ka dështuar të kalojë në votim projektligjin që synonte rritjen e pagës minimale. Shkak për këtë gjë ka qenë mungesa e kuorumit.

Deputetët e opozitës nuk mundën të çojnë përpara mocionet për shtyrje të projektligjit dhe si përgjigje u larguan nga salla duke bërë të pamundur votimin.

Projektligji për rritjen e pagës minimale, i propozuar nga qeveria e Kosovës kundërshtohet ashpër nga veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, të cilët më herët protestuan para Kuvendit, ku në disa raste u përdor dhe gazi lotsjellës.

Projektligji i miratuar nga qeveria parashikon rritjen e pagës minimale në 264 euro bruto apo 250 euro neto. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos