Mungon krahu i punës, në Panaja ullirin po e vjelin të moshuarit

Nga A2 CNN
26 Tetor 2022, 15:11 | Aktualitet
Mungon krahu i punës, në Panaja ullirin po e vjelin të moshuarit

Panajaja shumë pranë Vlorës është një prej fshatrave ku në këtë periudhë gjen vend shprehja e popullit, “hall të kesh dhe hall të mos kesh”.

Fermerët që kultivojnë ullirin, nuk mund të ankohen këtë vit, pasi prodhimi është i mbarë dhe me sasi. Por problem mbetet fakti që nuk ka punonjës që ta vjelin dhe ta bëjnë gati për treg si për konsum ashtu edhe për bërjen e vajit.

Gra në moshë detyrohen të punojnë vetë edhe jashtë mundësive të tyre fizike.

Sinkron gruaja “Kam 61 vjeç, të gjitha i kam vjelë vete me burrin. Të gjithë kanë ikur, i kam të dy duart  e lidhura, jemi shumë të lodhur”, thotë njëra prej tyre për A2 CNN.

Një prej zgjidhjeve të momentit është që fermerët të ndihmojnë njëri-tjetrin për vjeljen e ullirit. Me një mungesë të tillë të krahut të punës e ardhmja është e zymtë.

Situata është akoma më e vështirë për ata fermerë që janë në zona më të thella. Për këtë arsye, të moshuarit kërkojnë që të mos lejojnë të largohet krahu i punës nga vendi.

“ Duam të kemi punëtorë, të mos i lejnë të rinjtë të largohen, të punojnë në vendin e tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos