
Drejtoria e Qendrës Spitalore Universitare “Nënë Tereza” reagoi sot për vdekjen e një foshnje 4 muajshe që ka humbur jetën në kryeqytet, pranë shërbimit të Reanimacionit të Pediatrisë.
Sipas autoriteteve shëndetësore, foshnja me inicialet A.A. “është trajtuar në mënyrë intensive për 10 ditë nga ekipi reanimator”, për shkak të një pneumonie bilaterale të shkaktuara nga fruthi.
Sipas QSUT, në atë moshë “nuk aplikohet vaksina e fruthit”, dhe pacienti i vogël vuante edhe nga një seri infeksionesh.
Shpëtimi i foshnjës sipas tyre ishte e pamundur, pavarësisht respektimit “të gjithë protokolleve mjekësore bashkëkohore”. (A2 Televizion)