Murrizi-Ballës: Vazhdoni merkaton

Nga A2 CNN
9 Korrik 2020, 15:12 | Politikë
Murrizi-Ballës: Vazhdoni merkaton

Pas fjalës së Taulant Ballës në Kuvend, ku kreu i grupit socialist u shpreh i gatshëm për hapje të pjesshme të listave, opozita kërkoi ndërprerje të seancës për të diskutuar për propozimet e tij. Myslym Murrizi tha se nuk bëhej pjesë e pazareve të kreut të grupit të PS.

“Do të hapim listat, nëse doni konsensusin tonë, dhe komisionerë dhe numërues, militantë partie, që ua premtoni ju për të qenë shefa komisariati dhe të mbjellin hashash, nuk do të ketë. Po bëjmë një provë, që sot, të ftoj zoti Balla, ngrej ofertën dhe bëji 84 vota. Siç i ftoj kolegët e mi të opozitës, të dalin nga salla dhe Balla të vazhdojë merkaton”, tha Murrizi.

Pas fjalës së tij, opozita braktisi sallën e Kuvendit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos