
Myslim Murrizi, nënkryetari i Parlamentit, por edhe përfaqësues i opozitës atje, kritikoi qeverinë për masat ekonomike që ka ndërmarrë për përballimin e pandemisë së koronavirusit.
“Kërkoni që edhe këto para që merrni ka taksat, nuk ua jepni para të thata në dorë, siç bëjnë vendet e tjera, po ia jepni një qese me 4 mijë lekë të vjetra brenda. 35 mijë subjekte ka shqipëria që shesin ushqime, ju ia jepni 1,5 milionë euro kompanisë maqedonase që shet celularë”, tha Murrizi gjatë fjalës së tij në kuvend.
Ai kritikoi gjithashtu procedurën e ndjekur për tenderimin e disa prokurimeve publike në këtë periudhë, duke bërë një krahasim me qeverinë e mëparshme, të koalicionit PD-LSI. “20 tendera sekretë ka bërë Meta me Berishën nga viti 2009 në vitin 2013, 223 ju, nga viti 2013 deri në sot. Tender sekret për mbetje spitalore, për aspiratorë, për dorashkat, për rrugët, për çdo lloj që ju keni dashur të fusni duart në xhepat e qytetarëve shqiptarë”, tha Murrizi. (A2 Televizion)