Sot seanca e pazakontë plenare, nga matja e temperaturës te vendosja në sallë

Nga A2 CNN
16 Prill 2020, 09:28 | Politikë
Sot seanca e pazakontë plenare, nga matja e temperaturës te vendosja

Pas më shumë se një muaji mungese, deputetët do të rikthehen në sallën e Kuvendit, por me rregulla strikte për shkak të pandemisë së koronavirusit.

Deputetëve do t’u matet temperatura fillimisht në hyrje të Kuvendit, më pas ata do të vendosen në mënyrë të pazakontë në karriget e tyre. Vetëm 40 ulëse do të shfrytëzohen. Pjesa tjetër e deputetëve do të zhvendoset në pjesën e llozhave. Foltorja e Kuvendit do të jetë e paprekur.

Në këtë seancë pritet të kalojnë në votën parlamentare mbi 20 vendime, mes të cilëve do të jetë edhe paketa me ndryshimet në kodin penal për situatën e pandemisë, ku parashikohet deri në 15 vite burg për ata që përhapin virusin dhe shkaktojnë vdekje.

Deri më tani, burime për A2 kanë thënë se nuk pritet të ketë shumë mungesa që do të rrezikonin kuorumin. Andi Përmeti ka deklaruar se nuk do të marrë pjesë pasi ka rrezik duke qenë se do të jetën rreth 150 persona në një ambient të mbyllur. Po ashtu, Alimadhi, i cili është i prekur me koronavirus. Ndërsa nuk do të jetë i pranishëm edhe deputeti Zeneli. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos