Myslim Murrizi, përfaqësues i grupit demokrat parlamentar në takimin e sotëm me kryeministrin Rama dhe Taulant Ballën, përfaqësues i mazhorancës, u shpreh se grupi demokrat që ai përfaqëson nuk do ta votojnë marrëveshjen e 5 qershorit.
Ai theksoi se në marrëveshjen e sotme me mazhorancën ka lënë shënim se është kundër pikës 1, ku theksohet se më 23 korrik do të votohet në kuvend marrëveshja e 5 qershorit.
Edhe deputeti Ralf Gjoni u shpreh se ai do të votojë kundër marrëveshjes së 5 qershorit. (A2 Televizion)