“Një mbyllje tjetër, kritike për vendin”, Rama: Çdokush të marrë përgjegjësinë e vet

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 14:14 | Politikë
“Një mbyllje tjetër, kritike për vendin”, Rama:

Kryeministri Edi Rama deklaroi se një mbyllje tjetër do të ishte kritike për vendin dhe i bëri thirrje qytetarëve që të marrin përsipër përgjegjësinë dhe të respektojnë masat.

“Një mbyllje tjetër e Shqipërisë është diçka me përmasa kritike për vendin. Është i pamundur një kontroll me ushtri gjatë hapjes. Rritja e numrave ndodh në çdo vend ku ka hapje. Nuk mendoj se ne duhet t’i kthehemi mbylljes. Virusi nuk ka ikur dhe nuk do të ikë, ne nuk mund të bëjmë mbyllje-hapje përderisa virusi është aty. Mbyllja e parë duhej për t’u përgatitur dhe ne tani jemi të përgatitur për ta përballuar këtë rritje numrash, por nëse duam të minimizojmë pasojat, çdokush duhet të marrë përgjegjësinë e vet. Të tjerat janë llafe pastaj”, tha Rama. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos