Basha: Rama ka prishur marrëveshjen. Koalicionet, halli i vërtetë i tij

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 14:58 | Politikë
Basha: Rama ka prishur marrëveshjen. Koalicionet, halli i vërtetë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një konferencë për shtyp deklaroi se kryeministri Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit.

“Tmerri dhe ankthi i Edi Ramës për humbjen e pushtetit me zgjedhje të lira e të ndershme sot arriti një majë papërgjegjshmërie që nuk e ka patur as Ramiz Alia në ditët e tij të fundit. Sot, Edi Rama ka prishur marrëveshjen e 5 qershorit, ku u angazhuan edhe partnerët ndërkombëtarë”, tha Basha.

“Në këtë marrëveshje ishte miratimi me konsensus i Reformës Zgjedhore. Ne, si opozitë, bëmë gjithçka për arritjen e një marrëveshjeje. Nuk ishte marrëveshja që dëshironim, por minimumi i mundshëm”, shtoi kreu i PD-së.

Sipas Bashës, “diskutimi nuk është për listat e hapura, por për koalicionet parazgjedhore”.

“Ky është halli i vërtetë i Edi Ramës. Sot ranë edhe dorezat, edhe maskat. Rama ka tmerr zgjedhjet me koalicionin opozitar përballë”, theksoi Basha. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos