Basha zbulon ofertën e Ramës: Ti kryeministër dhe unë President

Nga A2 CNN
10 Korrik 2020, 15:11 | Politikë
Basha zbulon ofertën e Ramës: Ti kryeministër dhe unë

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka deklaruar se kryeministri Edi Rama ka një muaj e gjysmë që i dërgon ndërmjetësit e tij me një ofertë.

“Për 1 muaj e gjysmë, Rama ka dërguar ndërmjetësit e tij çdo ditë me të njëjtin mesazh: Ti kryeministër, unë President. Vetëm të heqim koalicionet. Kështu e sheh Edi Rama politikën, si një pazar të ndyrë për të vjedhur e zhvatur Shqipërinë”, tha Basha. "Bëhet fjalë për periudhën mars, prill, maj të këtij viti".

“E vetmja arsye që Rama kërkon ndryshim kushtetues është heqja e koalicioneve”, shtoi Basha.

Por, sipas tij, “kryeministri nuk e prek dot Kushtetutën me ata 122 deputetë. Çdo hap është fund i marrëveshjes dhe dhunim i konsensusit. PD-ja nuk e ka përjashtuar ndryshimin e sistemit, unë dua mazhoritar të paster dhe Parlament me dy dhoma. Që asnjë kryeministër të mos i ngjajë as hijes së Edi Ramës. Ndaj, jemi gati ta bëjmë këtë diskutim, por me shqiptarët, përmes referendumit. Ata të vendosin nëse duan mazhoritar. Qëndrimi sot tregon se ndërsa Rama tregonte gënjeshtra, Komisioneri për Zgjerim paralajmëroi kundër ndryshimeve të njëanshme”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos