
Muzeu Hebraik i Shqiptarëve do të ndërtohet në Vlorë.
Marrëveshja mes Ministrisë së Kulturës, Fondacionit Shqiptaro-Amerikan të Zhvillimit dhe Bashkisë së Vlorës, tanimë është nënshkruar dhe pritet që të nisë punën për ndërtimin e këtij institucioni kulturor pranë qendrës historike të Vlorës.
Muzeu do të ketë në përmbajtje histori unike, dedikuar bashkëjetesës së shqiptarëve me hebrenjtë dhe shpëtimit të tyre në kohë. (A2 Televizion)