Hoxha përballë të rinjve, çdo të premte në një takim letrar me autorin shqiptar

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 15:04 | Aktualitet
Hoxha përballë të rinjve, çdo të premte në

Ky është takimi i parë që çel dyert për çdo të premte letrare në qendrën kombëtare të librit dhe leximit. Shkrimtari Bashkim Hoxha këtë të premte u ul përballë të rinjve për të diskutuar mbi veprat e tij.

Ndonëse lidhja e tij me televizionin ka qenë e dukshme, Hoxha nuk i shpëtoi pyetjes që përball gazetarin me shkrimtarin.

“Gati-gati kam shëtitur të gjithë Shqipërinë. Nga terreni mëson histori të çuditshme, që dhe fantazia nuk i kap ndonjëherë dot, të bukura dhe banale, por ky komunikim është i domosdoshëm. Eksperiencat e të tjerëve është mirë që të zotërojnë”.

Takime të tilla letrare ku autorët e traditës do të përballen me pyetje dhe do të kalojnë më shumë kohë me të rinjtë do të zhvillohen çdo të premte në ambientet e Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos