Me megafon e shall, prifti “ultras” për pak sa nuk përleshet me tifozin, bën kryqin dhe i rikthehet "punës"

Nga A2 CNN
27 Maj 2023, 20:43 | Futboll
Me megafon e shall, prifti “ultras” për pak sa nuk

Kur flasim për futbollin, një nga sportet më të dashura e të bukura në botë, tifozeria nuk njeh moshë, gjini e për më tepër profesion.

I tillë është rasti i një prifti, i cili është fiksuar në GSP të Nikosias në finalen mes Omonias dhe APOEL-it për Kupën e Qipros.

Në videon e bërë virale, ai shihet duke mbajtur një megafon në dorë, një shall të Omonias dhe hidhte parullat që tifozët e Omonias ta ndiqnin.

Por në një moment një tifoz e ofendoi, prifti reagoi ashpër dhe u bë gati për t’u përleshur me të. Por më pas, duket u kujtua, bëri kryqin dhe menjëherë mori megafonin për të nisur... punën. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos