All - Scripts - 1
All - Scripts - 1
Desktop - General - 1

Nafta falas në bujqësi, kanë përfituar vetëm 35% e aplikuesve, Fieri ka marrë më shumë

Nga A2 CNN
21 Qershor 2023, 15:50 | Ekonomi
Nafta falas në bujqësi, kanë përfituar vetëm 35% e
All - Paragraf - 1

Nafta falas nuk mjafton për bujqit shqiptarë, as për vetëm ata të regjistruar me NIPT. Të dhënat nga Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural tregojnë se nga gati 55 mijë aplikantë vetëm 19 mijë e 412, apo 35 për qind e totalit kanë mundur të marrin naftës pa taksa deri më tani.

“Është diçka që është thënë edhe vetë nga qeveria që numri i aplikimeve, veçanërisht sivjet që ka qenë shumë i lartë, mbetet më shumës e sasia e naftës në dispozicion. Ka një rritje të sasisë nga viti në vit dhe synimi është plotësimi i gjithë nevojave.”

Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor
All - Paragraf - 3

Për shkak edhe të sasisë më të madhe të tokave bujqësore, Fieri është qarku që ka përfituar më shumë naftë falas me 6 mijë e 709 fermerë të mbështetur.

Korça dhe Elbasani janë dy qarqet e tjera me numrin më të lartë të bujqve përfitues të naftës falas me 3 mijë e 819 dhe 2 mijë e 181 të tillë.

Lezha dhe Kukësi janë qarqet me numrin më të ulët të fermerëve përfitues të naftës falas me 386 të tillë në total.

All - Paragraf - 6

“E gjithë Shqipëria, për shkak edhe të pozicionit gjeografik ka nevojë për mbështetje, por zona e Myzeqesë mbetet e veçantë. Kjo pasi aty kultivohet dhe prodhohet sasia më e madhe e produkteve bujqësore në vend.”

Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor

Për eksperten, Esmeralda Ballesha rritja e sasisë së naftës në dispozicion është e nevojshme për të inkurajuar shqiptarët të hedhin sytë drejt bujqësisë. 

“Veç inkurajimit të formalizimit përmes subvencioneve, duhet menduar edhe futja në tregun bujqësor dhe blegtoral e sipërmarrësve të rinj. Në vend që të rinjtë të largohen nga vendi ata mund të kthehen në fermerë të zotë e të përfitojnë para.”

Esmeralda Ballesha, eksperte në sektorin bujqësor
All - Paragraf - 9

Aplikimet për përfitimin e subvencioneve direkte për bujqësinë dhe naftës falas nisën më 20 Mars dhe përfunduan më 11 prill.

Për këtë vit mbështetja për fermerët u zbatua nëpërmjet 9 masave, nga 5 masa mbështetëse që u zbatuan në 2022. (A2 Televizion)

All - ArticleEnd - 1
All - ArticleEnd - 2

A2 CNN Livestream

Latest Videos