
Napoli tashmë është në krizë të thellë. Me humbjen e sotme ndaj Fiorentinës me rezultatin e pastër 2-0, ekipi që vitin e kaluar ishte pengesa e vetme e Juventusit në kampionat ka shënuar humbjen e katërt radhazi, dhe ndodhet 24 pikë nga bardhëzinjtë.
Edhe pse mbajti drejtimin e lojës në pjesën e parë, Napoli nuk konkretizoi dhe u ndëshkua nga një gol i zgjuar i Federico Chiesa.
Pjesa e dytë foli sërish vetëm për miqtë, që pas një rasti të pabesueshëm sërish të Chiesa-s, dyfishojnë me një goditje të bukur të serbit Vlahovic.
Kapiteni kuqezi Elseid Hysaj zhvilloi një ndeshje dinjitoze për 90 minuta, u ndëshkua me kartonin e verdhë për protesta, por nuk pati mundësi të ndihmojë ekipin e tij që në mënyrë të pabesueshme tashmë sheh vendet më poshtë në klasifikim. (A2 Televizion)