Napoli kalon në gjysmëfinalen e kupës, Hysaj dhe Ismajli në fushë

Nga A2 CNN
29 Janar 2021, 08:13 | Futboll
Napoli kalon në gjysmëfinalen e kupës, Hysaj dhe Ismajli në

Napoli plotësoi 4 skuadrat gjysmëfinaliste të Kupës së Italisë. Skuadra e Gennaro Gatusso e arriti këtë falë fitores pa vështirësi 4-2 ndaj Spezias, gola të cilët u shënuan të gjithë në 40 minutat e para.

Në fushë, ishin përballë dy shqiptarët që mbrojnë ngjyrat kuqezi, Elseid Hysaj dhe Ardian Ismajli, me kapitenin e përfaqësues që doli triumfues në fund, madje edhe duke qenë protagonist, ndërsa asistoi Coulibali në golin që zhbllokoi shifrat.

Për finalen e Kupës do të luhet në datën 3 shkurt. Napoli dhe Atalanta do të duelojnë në njërin krah dhe në tjetrin do të kenë vendin Juventus dhe Inter.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos