Napoli nuk di të ndalet, mposht Romën dhe shkon në +13 nga Interi

Nga A2 CNN
29 Janar 2023, 22:43 | Aktualitet
Napoli nuk di të ndalet, mposht Romën dhe shkon në +13 nga Interi

Napoli ka marrë një tjetër fitore të madhe dhe këtë e ka bërë ndaj Romës së Mourinho-s. Skuadra e Spalletit ka triumfuar 2-1, duke dominuar edhe në lojë verdhekuqtë.

Ndeshja nisi me një gol spektakolar të realizuar nga sulmuesi kryesor i skuadrës, Osimhen. Ai mori një top nga ylli tjetër i ekipit, Kvaratskhelia, dhe pasi e uli atë me gjoks, pastaj me gju, lëshoi një goditje fluturimthi, e cila nuk i la asnjë mundësi reagimi portierit të Romës. Kryeqytetasit provuan të reagonin dhe gjetën golin e barazimit me anë të El Shaarawy-t në minutën e 75-të. Megjithatë, vendasit nuk u dorëzuan dhe arritën të shënojnë golin e fitores me anë të Simeones 4 minuta nga përfundimi i kohës së rregullt.

Kur janë luajtur 20 javët e para të Serie A, Napoli udhëheq bindshëm renditjen, teksa tashmë ka krijuar një distancë prej 13 pikësh nga Interi i vendit të dytë. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/01/29/yjet-e-napolit-dhurojne-spektakel-ne-serie-a-goli-fantastik-ndaj-romes/

A2 CNN Livestream

Latest Videos