Narta sfidon koronavirusin duke zhvilluar karnavalet, valle e grumbullime në shesh

Nga A2 CNN
22 Prill 2020, 12:23 | Aktualitet
Narta sfidon koronavirusin duke zhvilluar karnavalet, valle e grumbullime

As koronavirusi dhe as autoritetet lokale nuk kanë ndaluar dhjetëra banorë të Nartës që te mbajnë edhe këtë vit karnavalet pas Pashkëve ortodokse.

Banorët e kësaj zone, me maska karnavalesh dhe jo ato mjekësore në fytyrë, kanë vallëzuar ritet e tyre tradicionale, tërësisht të pashqetësuar për përhapjen e koronavirusit.

“Ky është një zakon shumë i vjetër dhe i vështirë të harrohet. Por njerëzit po i respektojnë distancat, kështu që nuk kemi ndonjë rrezik”, thotë një banor i fshatit.

Këtë vit, karnavalet në Nartë janë festuar vetëm nga banorët e zonës, pasi në vitet e tjera kjo festë gjallërohet masivisht nga emigrantët shqiptarë në Greqi, të cilët, si pasojë e mbylljes së kufijve me shtetin fqinj, nuk kanë mundur të shkojnë pranë familjeve të tyre. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos