“Nata bëhet ditë”, dalin të tjera pamje nga tërmeti shkatërrimtar i 6 shkurtit në Turqi

Nga A2 CNN
8 Gusht 2023, 12:08 | Bota
“Nata bëhet ditë”, dalin të tjera pamje nga

Mediat turke kanë publikuar të tjera pamje tronditëse të lëkundjeve vdekjeprurëse që goditën zonën e Adanasë e Kahramanmaraş më 6 shkurt të këtij viti.

Sikurse shihet nga filmimet e kamerave të sigurisë në pika të ndryshme të qytetit, në sekondat e para të tërmetit shihet një dritë që dilte në qiell dhe ndriçonte gjithë zonën.

Përveç kësaj, në pamje pasqyrohen edhe momente të shembjes së disa objekteve dhe paniku i banorëve, që vrapojnë të tmerruar për t’i shpëtuar lëkundjeve.

Tërmeti me magnitudë 7.7 ballë, epiqendra e të cilit ishte në lagjen “Pazarcık” të Kahramanmaraş, shkaktoi panik, ndërsa dëmet materiale dhe në njerëz ishin të pallogaritshme. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/02/12/momentet-tragjike-qe-ndryshuan-turqine-pergjithmone-publikohen-pamjet-e-tmerrshme-te-termetit/
https://a2news.com/2023/05/29/fatkeqesia-e-shekullit-dalin-pamje-te-pa-publikuara-me-pare-te-termetit-ne-turqi/
https://a2news.com/2023/02/07/pa-koment-pamjet-me-dron-tregojne-shkaterrimin-nga-termeti-ne-turqi/
https://youtu.be/DzqNaUrJ-rY

A2 CNN Livestream

Latest Videos