Natë e përgjakshme në Amerikë

Nga A2 CNN
10 Maj 2021, 07:39 | Bota
Natë e përgjakshme në Amerikë

Një person ka hapur zjarr në Kolorado gjatë një feste ditëlindjeje mbrëmjen e djeshme, ku i mori jetën 6 personave, përfshirë edhe të dashurën e tij dhe më pas qëlloi veten.

 Lajm i mirë, sipas policisë, është se atentatori nuk ka qëlluar mbi fëmijët e pranishëm.

Pak më vonë në Feniks të Arizonës, në një hotel në qendër të qytetit, një person vdiq dhe të paktën shtatë të tjerë u plagosën.

Sipas policisë, një mosmarrëveshje që përfundoi në tragjedi, gjatë një ngjarjeje në të cilën merrnin pjesë njerëzit e përfshirë në aksident, të gjithë të moshës midis 18 dhe 22 vjeç, ishte motivi i ngjarjes. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos