NBA, LeBron James thyen rekordin e Krishtlindjes së Kobe Bryant

Nga A2 CNN
26 Dhjetor 2021, 09:10 | Sporte të tjera
NBA, LeBron James thyen rekordin e Krishtlindjes së Kobe Bryant

LeBron James, në prag të ditëlindjes së tij të 37, ka thyer rekordin e pikëve të shënuara në ditën e Krishtlindjes, që mbahej nga Kobe Bryant.

Kobe e mbante këtë rekord me 395 pikë të shënuar në 25 dhjetor, ndërsa ylli aktual i Los Angeles Lakers, me 39 pikët e shënuar ndaj Brooklyn Nets, shkoi në 422 pikë.

Pavarësisht ndeshjes spektakolare, LeBron James nuk arriti që të shmangte humbjen e ekipit të tij, në shifrat 122-115, ndaj një kundërshtari të cilit i mungonin Kevin Durant dhe Kyrie Irving. (A2 Televizion)

https://www.youtube.com/watch?v=_RIU10PqaqQ

A2 CNN Livestream

Latest Videos