Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Andon Qesari

Nga A2 CNN
13 Shkurt 2021, 14:35 | Aktualitet
Ndahet nga jeta aktori dhe regjisori Andon Qesari

Bashkëregjisori i një prej komedive më të njohura shqiptare, Andon Qesari, ai që na dhuroi të qeshura përmes ‘‘Pallatit 176’’ është ndarë nga jeta. Ndonëse me një karrierë që e bëri të njohur përmes kinematografisë si aktor, Andon Qesari me një dashuri të madhe për teatrin iu dedikua fillimisht skenës së Vlorës, për të kaluar më pas në 1975 në Teatrin Kombëtar.

Lajmin për humbjen e aktorit dhe regjisorit e ka ndarë publikisht i biri Edon Qesari, i cili tregon se artisti u nda nga jeta pas një sëmundjeje të gjatë që e rëndonte prej kohësh.

I dekoruari me çmimin ‘’artist i merituar’’, si i tillë largohet në moshë 78-vjeçare Andon Qesari, duke lënë pas dhjetëra vepra në kinematografi e skenën teatrale.

"Thellësisht të prekur nga sasia e madhe e mesazheve ngushëlluese të ardhur nga ju për ikjen nga kjo jetë të babait tim ANDON QESARI, në pamundësi për t’iu përgjigjur shumë telefonatave dhe interesimeve, ne familjarët e të ndjerit ju bëjmë me dije se:

Homazhet do të kryen ditën e nesërme, e diel 14.02.2021, në qendrën e Shërbimeve Funerare Alba 2000 (Rruga e Dibrës 302, Tiranë), në orën 9:00-11:00. Përcjellja për në banesën e fundit do të bëhet në vijim, për në varrezat e Sharrës.

Jemi plotësisht të ndërgjegjshëm për kohët e liga të pandemisë, si dhe mirëkuptojmë çdo merak nga ana juaj. Sidoqoftë, do të jemi në pritje për çdo ngushëllim:

Ditën e martë dhe të mërkurë, 16-17.02.2021, në oraret 10:00-13:00 dhe 16:00-20:00", shkruan i biri, pedagogu Edon Qesari. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos