Ndahet nga jeta historiani Llambro Filo

Nga A2 CNN
13 Shtator 2020, 18:06 | Aktualitet
Ndahet nga jeta historiani Llambro Filo

Historiani i njohur, Llambro Filo, është ndarë nga jeta në moshën 78-vjeçare këtë të diel, duke mos e fituar betejën me koronavirusin.

Presidenti Meta, një ish-nxënës i tij, ka reaguar për ndarjen nga jeta të Filos. “Një tjetër lajm i trishtë më hidhëroi sot, ndarja nga jeta e njërit prej Profesorëve të mi të dashur, Llambro Filo, pedagogut veteran të Departamentit të Historisë.

Si ish-student i tij, ruaj respektin më të thellë për komunikimin e ngrohtë dhe njerëzor si mësimdhënës, për aftësitë e spikatura pedagogjike, por edhe si një intelektual me vlera të larta shoqërore dhe qytetare, me kontribut të shquar në fushën e Historisë, së cilës i kushtoi gjithë jetën e tij.

Duke ndarë dhimbjen me familjen Filo, të afërmit, komunitetin e nderuar të historianëve dhe të gjithë studentët e shumtë të tij, ju shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta!

Lamtumirë i dashur Profesor!

I paharruar kujtimi!”, shkruan presidenti Meta. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos