Zbulohen shkaqet e vdekjes së Aaron Carter

Nga A2 CNN
19 Prill 2023, 08:16 | Showbiz
Zbulohen shkaqet e vdekjes së Aaron Carter

Pas më shumë se 6 muajsh nga vdekja e tij, mjekët kanë arritur në konkluzionin se ylli amerikan i popit Aaron Carter u mbyt aksidentalisht në vaskën e tij për shkak të drogës që kishte marrë.

34-vjeçari Carter, vëllai më i vogël i Nick Carter të Backstreet Boys, u gjet i vdekur në shtëpinë e tij në Kaliforni, më 5 nëntor të vitit të kaluar.

Autopsia arriti në konkluzionet se vdekja e tij ishte shkaktuar nga mbytja për shkak të efekteve të qetësuesve që kishte marrë.

Aaron ishte vëllai i vogël i Nick Carter, pjesëtar i grupit të njohur Backstreet Boys dhe falë kësaj lidhjeje arriti të performonte që i vogël në skena të mëdha.

Albumi i tij i parë “Aaron Party” në vitin 2000, shiti 3 milionë kopje vetëm në Shtetet e Bashkuara, duke e lënë të imagjinojë një të ardhme të ndritur për të.

Por me kalimin e viteve, ai jo vetëm që nuk mbajti premtimet, por ishte protagonist i problemeve të ndryshme, nga ato me drogën, shëndetësore dhe deri te marrëdhënia e trazuar me familjarët, disa prej të cilëve i ka akuzuar për dhunë.

Vitet e fundit ishte shndërruar më shumë në një protagonist televiziv dhe kishte deklaruar falimentim disa herë. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos