Ylli i muzikës tregon pasojat e Parkinsonit

Nga A2 CNN
17 Prill 2023, 22:00 | Showbiz

Ozzy Osbourne, ylli i muzikës rock i cili u bë i famshëm si vokalist i grupit Black Sabbath në vitet ’70 dhe që sot vuan nga Parkinsoni, është fotografuar jashtë banesës së tij, në Los Angeles.

Britaniku 74-vjeçar u pa në shoqërinë e kujdestares së tij duke shëtitur rreth lagjes, shumë i dobët fizikisht dhe me vështirësi në ruajtjen e ekuilibrit.

Ozzy dhe gruaja e tij Sharon kanë 25 vite që jetojnë në SHBA, por pritet që së shpejti të kthehen në Angli, pasi e kanë nxjerrë në shitje vilën e tyre për 18 milionë dollarë.

Këngëtari njoftoi në janar të vitit 2020 se vuante nga Parkinsoni, ndërkohë që ka anuluar të gjitha datat e koncerteve që kishte programuar për këtë vit. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2022/08/24/rrefimi-i-ozzy-ozburne-nuk-mora-me-acid-pasi-fola-per-nje-ore-me-nje-kale/

A2 CNN Livestream

Latest Videos