Ndalimi i eksporteve nga Kosova, vendimi prek edhe Shqipërinë

Nga A2 CNN
18 Prill 2022, 14:05 | Ekonomi
Ndalimi i eksporteve nga Kosova, vendimi prek edhe Shqipërinë

Pasiguritë ekonomike të shkaktuara nga lufta Rusi-Ukrainë, shoqëruar nga frika e paralajmëruar për një krizë ushqimore, po bëjnë që shumë shtete të bllokojnë shitjen jashtë vendit të disa kategori produktesh.

Kosova është e fundit që i bashkohet listës së vendeve që ndërmarrin këtë hap. Me një vendim të posaçëm, nën arsyetimin e mbrojtjes së popullatës, qeveria “Kurti” vendosi të bllokojë eksportet e grurit, misrit, miellit, vajit, kripës dhe sheqerit.

Më herët, hapa të ngjashëm morën Serbia, Maqedonia e Veriut, Rusia dhe Ukraina.

Në kushtet e pamundësisë për të parashikuar ecurinë e konfliktit në ish-Republikat Sovjetike, përfaqësues nga tregu agroushqimor sugjerojnë krijimin e rezervave edhe në Shqipëri, duke mbështetur mbjelljet e reja.

Referuar të dhënave nga Instituti i Statistikave, vitin e shkuar Shqipëria importoi 14.4 miliardë lekë mallra nga Kosova, nga të cilat rreth 100 milionë ishin grurë, misër, miell, vaj, kripë e sheqer. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos