
Edhe pse në masë të vogël, rritja e mundshme e çmimit të energjisë do të prekë një pjesë të familjeve shqiptare.
Duke analizuar të dhënat e Institutit të Statistikave mbi treguesit demografikë dhe konsumin e energjisë që Enti Rregullator raporton, rreth 56 mijë familje, që përbëjnë rreth 7 për qind të totali, do të paguajnë më shumë për elektricitetin.
Megjithatë, kjo shifër është e luhatshme, në varësi të konsumit mujor të familjeve.
Në rast se kjo ndodh, ekspertë të ekonomisë përllogarisin se rritja e shpenzimeve për familjeve do të jetë në një shkallë të konsiderueshme.
Në vend të ndryshimit të çmimit të energjisë edhe për atë pjesë të vogël të familjeve, ekspertët kërkojnë më shumë “sakrifica” nga qeveria dhe Buxheti i Shtetit.
Referuar të dhënave të Institutit Europian të Statistikave, shqiptarët janë të dytët pas qytetarëve të Malit të Zi që paguajnë më shumë për energjinë elektrike. Kosova është vendi më i lirë, me 53 cent për kilovat-orë, ndërsa Mali i Zi më i shtrenjti me 85 cent për kilovat-orë. (A2 Televizion)