Vlerësimi i Moody’s: Rritja ekonomike do të jetë “e vakët” deri në vitin 2023

Nga A2 CNN
16 Prill 2022, 14:23 | Ekonomi
Vlerësimi i Moody’s: Rritja ekonomike do të jetë “e

Agjencia ndërkombëtare e vlerësimit të kredibilitetit parashikon një rritje ekonomike të zbehtë deri në 3.4%.  Sipas raportit të fundit të Moody’s rritja e çmimeve do të jetë mbi 5% edhe për pjesën e mbetur të vitit 2022, por pritet të vijë duke u ulur në fund të vitit 2023 deri në vlerën 3.5%.

Agjencia vlerëson se rimëkëmbja ekonomike ishte e fortë pas pandemisë, por kriza e shkaktuar nga lufta Rusi-Ukrainë po jep një goditje më të fortë. Rritja ekonomike për vitet pasardhëse pritej të vinte nga kërkesa e lartë në turizëm dhe një kërkesë e brendshme më e qëndrueshme por duket se konflikti I dha një kthesë tjetër këtij parashikimi. Kostot e larta të energjisë dhe inputeve të tjera bazë janë faktorët kryesorë që do të reduktojnë rritjen ekonomike për Shqipërinë.

Pavarësisht presioneve inflacioniste, agjencia tregon një aspekt pozitiv atë të rënies së borxhit publik për periudhën 2022 dhe 2023 respektivisht deri në 72.6% dhe 72.3%, krahasuar me 73.2% që u shënua në 2021 për shkak të goditjeve të pandemisë dhe tërmetit.  

Megjithatë perspektiva ekonomike për vendin tonë ende mbetet e paqartë për sa kohë është e kushtëzuar nga konflikti i vazhdueshëm ushtarak Rusi Ukrainë, një konflikt i cili përshkallëzohet dita ditës. Pavarësisht se ekspozimi i Shqipërisë ndaj Rusisë për energji apo tregti është i ulët. Pak ditë më parë, edhe raporti i fundit i BERZH konfirmoi një ngadalësim të nivelit të zhvillimit ekonomik në vend për dy vitet në vazhdim.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos