Ndalimi i qeseve plastike, ministrja Kumbaro paralajmëron të tjera masa drastike

Nga A2 CNN
8 Shkurt 2022, 09:13 | Aktualitet
Ndalimi i qeseve plastike, ministrja Kumbaro paralajmëron të tjera

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, paralajmëron se do të ketë masa të tjera drastike pas hapit të parë të heqjes së qeseve plastike nga qarkullimi.

E ftuar këtë mëngjes në emisionin "Dita jonë" në A2 CNN, Kumbaro u shpreh se 87% e qytetarëve e mbështesin këtë nismë.

https://a2news.com/video/projektligji-i-qeverise-ndalimi-i-plote-i-qeseve-plastike-nga-1-qershori/

“Një kategori qesesh si ato të plehrave nuk do të ndalohen, material plastike si letrat celefoni, etj. Nuk do të ndalohen. Ndalohen qeset që i quajmë të lehta apo shumë të lehta, të gjitha qeset që gjenden në markete. Ato që janë shumëpërdorimshme, çanta plastike të trasha do të vazhdojnë të jenë. Unë po paralajmëroj, është vetëm një masë e ndërmjetme. Mos u habisni kur vitin tjetër të vij prapë këtu me një ndryshim derisa të arrijmë ta ulim. Prandaj do të ecim me masa graduale”, tha ministrja Kumbaro. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos