Sezoni i ri i baletit i dedikohet artistëve Panajot Kanaçi e Tish Daija

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 16:39 | Aktualitet
Sezoni i ri i baletit i dedikohet artistëve Panajot Kanaçi e Tish

Sezoni i ri i Teatrit të Operas dhe Baletit nis me natën gala për dy nga mjeshtrat e këtij institucioni: Panajot Kanaçi dhe Tish Daija. Dy mbrëmjet dedikuar veprave madhore të dy artistëve ngjisin në skenë jo vetëm interpretues të rinj, por edhe këngëtarë si Aleksandër Gjoka e Kamela Islamaj.

Koreografitë e Panajot Kanaçit e muzika e mjeshtrit Tish Daija do të jenë të parat vepra artistike që do të jehojnë për këtë vit në Teatrin e Operas dhe Baletit, si një përkujtesë të thesareve që lanë pas dy mjeshtrat. 

Në skenë ngjiten artistët e këtij institucioni, por edhe ikona si Lili Cingu, e cila këtë herë ka punuar me trupën e ansamblit për të rrëfyer sekretet e suksesit të saj ndër vite. 

Bashkë me të emocionet e rikthimit të lëvizjeve të Kanaçit i ka edhe Genc Kastrati që udhëheq Ansamblin, por që ka punuar me mjeshtrin. Me prezantimin e natës gala, Zana Çela, prezantoi edhe drejtoreshën e re artistike të institucionit. 

Teatri i Operas dhe Baletit e nis rrugëtimin artistik këtë sezon në datat 8 dhe 9 shkurt. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos