Dështon vetingu në Polici, në filtër vetëm drejtuesit, proces i cili ka mbetur pezull

Nga A2 CNN
7 Shkurt 2022, 15:30 | Aktualitet
Dështon vetingu në Polici, në filtër vetëm drejtuesit,

I pezulluar prej shumë kohësh për drejtuesit e lartë, por edhe ata të nivelit bazë, vetingu ka dështuar të filtrojë figurën në radhët e policisë.

Ministria e Brendshme pritet të ndryshojë ligjin duke ndërprerë vetingun për punonjësit e nivelit bazë. Në skanim do të jenë vetëm drejtuesit.

Ndonëse niveli bazë nuk do të kalojë në veting, ajo që mbetet shqetësuese është se një numër i lartë i efektivëve kanë dhënë dorëheqjen nga radhët e policisë, vetëm se nuk dinin të plotësonin formularin e vetingut.

Deri më tani, komisioni i jashtëm i kualifikimit ka kaluar 32 subjekte drejtues të lartë në Policinë e Shtetit nga 47 dosje të cilat janë marrë në shqyrtim.   (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos