Ndalimi i referendumit në Kosovë, protestë e serbëve në Mitrovicë

Nga A2 CNN
16 Janar 2022, 10:58 | Kosova
Ndalimi i referendumit në Kosovë, protestë e serbëve në

Vendimi i autoriteteve të Kosovës për të ndaluar mbajtjen e referendumit serb për ndryshimet kushtetuese, ka shkaktuar pakënaqësi tek qytetarët serbë në veri të Mitrovicës.

Dhjetëra qytetarë serbë protestuan në veri të Mitrovicës, pas miratimit të rezolutës kundër mbajtjes së referendumit në territorin e Republikës së Kosovës.

Në mesin e protestuesve ishte dhe ministri Goran Rakiq, deputeti Igor Simiq, si dhe kryetarët e komunave veriore të vendit.

Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrimet “Serbët nga Kosova janë fuqishëm me shtetin e tyre Serbinë”, “Votoj për paqe jo për terror”, “Edhe serbët kanë të drejtat njerëzore”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos