Ndalojnë kamionin pa letra, por plot me krom, policët kanosen nga familjarët e shoferit

Nga A2 CNN
11 Shtator 2020, 19:44 | Kronikë
Ndalojnë kamionin pa letra, por plot me krom, policët kanosen nga

Tre persona janë arrestuar në flagrancë dhe një tjetër është shpallur në kërkim nga forcat e rendit të Kukësit, pasi kanë kanosur për shkak të detyrës disa punonjës të policisë.

Ngjarja ka ndodhur në aksin rrugor Krumë-Letaj, pasi një kamion është ndaluar nga forcat e rendit që kishin vendosur një pikë kontrolli. Kamioni rezultonte pa letra dhe me një ngarkesë kromi, për të cilën drejtuesi A.D. jo vetëm refuzoi të jepte shpjegime, por edhe t’i bindej më tej kërkesave për dokumente të policisë.

Personi u shoqërua në komisariatin e Hasit, por aty vërshuan familjarët, dy vëllezërit e tij dhe një kushëri, të gjithë banues në fshatin Gjolaj, të cilët filluan të kanosnin punonjësit e policisë që ndodheshin në rajon.  

U desh ndërhyrja e personelit shtesë për të vënë në pranga dy prej tyre, ndërkohë që një nga vëllezërit, shtetasi D.D, arriti të largohej dhe po kërkohet intensivisht.

Personat duhet të përballen me akuza për vepra penale si "kundërshtim i punonjësit të Policisë së Rendit Publik” dhe ”kanosja për shkak të detyrës”. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos