Ndarja e re territoriale, PD dorëzon në Kuvend projektligjin me 94 bashki

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 11:02 | Politikë
Ndarja e re territoriale, PD dorëzon në Kuvend projektligjin me 94

Demokratët e Alibeajt dorëzojnë në Kuvend projektin e tyre për ndarjen territoriale. Edhe pse mungon konsensusi, ata duan rritjen e numrit të bashkive në 94 nga 61 që janë aktualisht.

Dhurata Çupi, bashkëkryetare e komisionit nga radhët e PD-së tha se kjo reformë është për qytetarët dhe i bëri thirrje socialistëve të reflektojnë.

“Ky projektligj është në interes të qytetarëve. Tashmë në 8 vite është treguar që kjo reformë e miratuar pa konsensus dhe konsultim shkoi drejt dështimit. Ne kemi dëgjuar të gjithë target-grupet për t’i dhënë vendit një reformë dinjitoze. Uroj që deputetët e PS t’i thërrasin logjikës dhe të miratojnë një reformë për qytetarët”, tha Çupi. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos