Në Shkodër me demokratë e socialistë, presidenti takon Spahinë e Angonin, vlerëson bashkëpunimin

Nga A2 CNN
5 Tetor 2022, 10:00 | Politikë
Në Shkodër me demokratë e socialistë, presidenti takon

Pas 3 muajsh në Presidencë, Bajram Begaj zhvilloi vizitën e parë zyrtare jashtë Tiranës. Kreu i shtetit përzgjodhi Shkodrën si bashkinë e parë nga ku të niste aktivitetin presidencial, ku përgëzoi drejtuesit lokalë për bashkëpunimin emirë politik në shërbim të qytetarëve. Gjatë vizitës, Presidenti dekoroi edhe gjimnazin “28 nëntori” si shkolla e parë laike në vend.

Bajram Begaj zgjodhi Shkodrën për të zhvilluar vizitën e parë zyrtare brenda vendit, e vetmja njësi vendore që udhëhiqet nga opozita. Arsyen se pse kishte zgjedhur kryeqendrën e veriut, Begaj e tha gjatë takimit me kryetarin e bashkisë, Bardh Spahia ku vlerësoi bashkëpunimin politik në nivel lokal.

Kushtetuta thotë që Presidenti është mbi palët, dhe krahas përfaqësuesit të opozitës, Begaj takoi edhe atë të mazhorancës në nivel lokal, prefekten Majlinda Angoni, që ishte rivale e Bardh Spahisë në zgjedhjet e pjesshme të 6 marsit. 

Agjenda e Presidentit parashikonte edhe dekorimin e gjimnazit “28 Nëntori” si shkollën e parë laike në vend, në 100 vjetorin e themelit.

Në Shkodër, Presidenti u takua edhe me përfaqësues të komuniteteve të ndryshme fetare.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos