“Nder dhe përgjegjësi”, sesioni i 75-të i Asamblesë së OKB, vajza e Kadaresë, zv.presidente

Nga A2 CNN
1 Korrik 2020, 15:45 | Aktualitet
“Nder dhe përgjegjësi”, sesioni i 75-të i

Vajza e shkrimtarit të njohur shqiptar Ismail Kadare është zgjedhur zëvendëspresidente e sesionit të 75-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Njoftimi erdhi nga vetë Besiana Kadare me anë të rrjeteve sociale, e cila shprehet me krenari për këtë sukses të Shqipërisë.

“Është një nder i veçantë të shërbej si zëvendëspresidente në këtë sesion historik”, shkruan ajo. Gjithashtu shton se kjo detyrë është një privilegj dhe përgjegjësi e madhe për t’i shërbyer Shqipërisë duke i dhënë vizibilitet në arenën ndërkombëtare. Ndër të tjera, Besiana Kadare njofton se çdo grup rajonal përfaqësohet në OKB me një zëvendëspresident në Asamblenë e Përgjithshme. “Shqipëria do të përfaqësojë Grupin e Europës Lindore, përfshirë Ballkanin, Europën Lindore, Rusinë, Ukrainën, Bjellorusinë, Azerbajxhanin, Armeninë etj.”, përfundon njoftimi i saj.

Ndërkohë, suksesi i shqiptarëve në arenën ndërkombëtare nuk përfundon me kaq. Gazetari i njohur dhe me përvojë, Elez Biberaj është emëruar nga Agjencia e Shteteve të Bashkuara për Median Globale në postin e drejtorit në detyrë të Zërit të Amerikës. Biberaj ka drejtuar divizionin e Euro-Azisë që nga viti 2006, ndërsa më përpara ishte shef i shërbimit shqip të Zërit të Amerikës. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos