Ndërlikohet ‘‘Brexit’’. Çfarë nënkupton projektligji i miratuar në parlament?

Nga A2 CNN
5 Shtator 2019, 18:48 | Bota
Ndërlikohet ‘‘Brexit’’. Çfarë

Aprovimi i projektligjit që parandalon një Brexit pa ujdi, nënkupton se qeveria britanike duhet të zgjasë afatin e divorcit nga 31 tetori deri në 31 janar të 2020-s, nëse nuk do të miratohet një marrëveshje e re me Bashkimin Europian.

Në tekst thuhet se kryeministri Boris Johnson duhet t’i shkruajë një letër presidenti të Këshillit Europian. Nëse Brukseli përgjigjet duke propozuar një datë tjetër, Kryeministri do të ketë dy ditë kohë për të pranuar propozimin. Gjatë kësaj kohe, parlamentarët e jo qeveria, do të kenë mundësinë ta refuzojnë datën.

Projektligji parashikon gjithashtu që ministrat të raportojnë në Dhomën e Komunëve përgjatë muajve në vazhdim. Qëllimi është jo vetëm informimi i ligjvënësve, por edhe ofrimi i më shumë mundësive për të marrë kontrollin e afatit të Brexit.  (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos