
Shqipëria tashmë ka një kuadër ligjor specifik për sipërmarrjet e reja inovatore, që krijohen si “start up”-e. Sipas vendimit të qeverisë, të gjitha këto biznese rishtare do të përjashtohen nga taksat në 24 muajt e parë të aktivitetit dhe do të mbështeten me grante e financime.
Për njohës të këtij tregu, ndihma financiare e qeverisë është nevojshme, por e pamjaftueshme.
Orientimi drejt start-up që kanë lidhje me teknologjinë shihet si një mundësi me potencial të lartë zhvillimi.
Deri tani, në vendin tonë “start up”-et janë trajtuar njësoj me bizneset e tjera. Kjo vlerësohet ndër arsyet kryesore që pjesa më e madhe e tyre dështojnë, pa arritur fundin e vitit të parë. (A2 Televizion)