Ndërprerja e linjës Vlorë-Brindizi, protestë e drejtuesve të kamionëve

Nga A2 CNN
6 Maj 2020, 13:12 | Aktualitet
Ndërprerja e linjës Vlorë-Brindizi, protestë e drejtuesve

Drejtuesit e kamionëve në qytetin e Vlorës kanë zhvilluar një protestë mëngjesin e së mërkurës kundër ndërprerjes së funksionimit të linjës së tragetit Vlorë-Brindizi, që përdorej gjatë kësaj kohe pandemie vetëm për mallrat.

Kamionët janë vendosur në rresht njëri pas tjetrit në rrugën Transballkanike të qytetit bregdetar dhe për disa minuta iu kanë rënë borive në shenjë proteste.

Ata momentalisht nisen vetëm nga Durrësit për të bërë transportin e mallrave dhe kërkojnë ndërhyrjen e autoriteteve për zgjidhjen e menjëhershme të kësaj situate. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos