Ndërpritet befas seriali kontrovers me protagonistë The Weeknd dhe vajzën e Johnny Depp

Nga A2 CNN
27 Qershor 2023, 22:55 | Showbiz
Ndërpritet befas seriali kontrovers me protagonistë The Weeknd dhe

Seriali “The Idol”, me protagonistë këngëtarin The Weeknd dhe aktoren Lily-Rose Depp, vajzën e Johnny Depp, do të përfundojë një javë më herët, pas polemikave të shumta mbi përmbajtjen e tij të tepruar.

Ka pasur shumë kritika për këtë serial, madje është përshkruar edhe si një “porno torturë”, për shkak të përmbajtjes eksplicite të tij.

Pritej që seriali të kishte 6 seri, por The Weeknd konfirmoi në rrjetet sociale që seria e pestë do të jetë edhe e fundit.

Ende nuk ka shpjegim zyrtar pse ky serial u vendos që të ndërpritej.

Seriali është ndërtuar mbi personazhin që përfaqëson Lily-Rose Depp. Ajo është Jocelyn, një këngëtare që pëson një krizë nervore në turneun e saj të fundit.

Më pas, ajo takohet me drejtuesin e një klubit nate misterioze Tedros (The Weeknd) për të provuar të kthejë karrierën e saj në rrugën e duhur.

Në serial luajnë gjithashtu Dan Levy, Jane Adams, Rachel Sennott, DaVine Joy Randolph, Hank Azaria, Elizabeth Berkley dhe Anne Heche. (A2 Televizion)

https://a2news.com/2023/06/05/seriali-kontrovers-i-kengetarit-the-weekend-skena-te-nxehta-me-vajzen-e-johnny-depp/

A2 CNN Livestream

Latest Videos