Ndërroi jetë elektricisti në Memaliaj, arrestohet drejtuesi i punimeve të OSSH

Nga A2 CNN
29 Dhjetor 2021, 10:20 | Kronikë
Ndërroi jetë elektricisti në Memaliaj, arrestohet drejtuesi i

Një elektricist ndërroi jetë, ndërsa një tjetër mbeti i plagosur një ditë më parë në Memaliaj gjatë riparimit të linjës elektrike në fshatin Çërrilë.

Këtë të mërkurë, për këtë rast, është vënë në pranga drejtuesi i punimeve të OSSH, pasi akuzohet për veprën penale "Shkelja e rregullave të mbrojtjes në punë".

Në pranga është vënë shtetasi A. Zh., 51 vjeç, banues në Memaliaj, me detyrë drejtues i punimeve të grupit të OSSH Memaliaj. (A2 Televizion)

A2 CNN Livestream

Latest Videos